PeMinistri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, mori vendim për pezullimin e aplikimit të kamatës dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronë deri në fund të këtij viti.
“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID19, Ministri i Financave dhe Transfereve ka marrë vendim për pezullimin e aplikimit të llogaritjes së interesit (kamatës) dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme, deri më 31 dhjetor 2020”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Duke u bazuar në këtë vendim obligohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komunat e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi./Tv Malisheva