Në një njoftim të shumëpritur, Pfizer të hënën ka treguar se vaksina e saj COVID-19 ishte e sigurt dhe gjeneroi një përgjigje “të fuqishme” të antitrupave te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Këto janë rezultatet e para, të lëshuara për këtë grupmoshë për një vaksinë amerikane COVID-19, dhe të dhënat ende nuk janë rishikuar ose publikuar.
Pfizer ka thënë se planifikon t’i paraqitet së shpejti Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizim të përdorimit emergjent, shkruan CNN.
Në këtë studim u përfshinë 2 mijë e 268 pjesëmarrës të moshës 5 deri në 11 vjeç dhe administroi dy doza të vaksinës 21 ditë larg njëra-tjetrës. Ky studim përdori një dozë 10-mikrogramë, më e vogël se doza 30-mikrogramë që është përdorur për ata 12 vjeç e lart.
Vaksina Pfizer/BioNTech aktualisht është aprovuar për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart, dhe e autorizuar për përdorim te personat e moshës 12 deri në 15 vjeç.