Nëse dëshironi të kënaqni familjen tuaj me një recetë që të gjithë do ta adhurojnë, pica spirale është zgjedhja juaj e re.

Përbërësit:

– 400 g brumë për petë;
– 100 g djathë;
– 70 g proshutë;
– rigon;
– gjalpë;
– pure domatesh.

Përgatitja:

Ndajeni brumin në dy pjesë të njëjta, pastaj lyeni me keçap dhe hidhni pak rigon.

Grini 100 g djathë dhe 70 g proshutë në rende, hidhni në brumë dhe me pjesën tjetër të brumit mbulojeni.

Me okllai shtypeni lehtë në mënyrë që brumi të bashkohet më mirë me përbërësit.

Me thikë priteni brumin përgjysmë dhe ndajeni në shirita të barabartë, lyeni me gjalpin e shkrirë.

Dy shirita të vegjël bashkoni, në mes shtypni me shkopin e skarës dhe mbështilleni në formë spiraleje.

Shkopthat radhisni në tepsi për pjekje dhe piqni 20 minuta në 200 gradë Celsius.

Ju bëfshin mirë!  /TV Malisheva

Share.