“Curtain bangs” ose “balluket si perde” nuk u bënë rastësisht prerja më e famshme e 2020-ës. Po aq të suksesshme janë edhe këtë vit!

Ndryshe nga balluket e zakonshme, ato kanë më shumë kënd, janë më të shkurtra në qendër dhe më të gjata në anë.

Zakonisht ndahen në mes dhe me to mund të krijoni modelet më të bukura të flokëve: Me volum, onde, të kapura, të lëshuara etj.

 

“Balluket perde duken mirë tek të gjithë” thotë Josh Liu, parukieri që qëndron pas modeleve më ikonike të flokëve të Ariana Grande-s. “Nuk ka asnjë fytyrë që nuk i përshtatet”, shkruan Cosmopolitan.

Me pak fjalë, nëse po mendonit për një ndryshim, por s’dinit çfarë të bënit, kjo prerje është zgjidhja.

Me këtë rast, bëni një ndryshim, por jo një ndryshim shumë drastik. Fiks çfarë ju duhet në pranverë!/TV Malisheva

Share.