Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Milanit , Stefano Pioli pret përforcime, veçanërisht në sulm ku sulmuesi i Lens, Lois Openda është prioriteti i kuqezinjve.
Milani tashmë po përgatitet për sezonin 2023-24, pasi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.
Sipas gazetës në fjalë, Pioli ka kërkuar përforcim, veçanërisht në sulm. Olivier Giroud ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2024, por Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet ndërsa Ante Rebic dhe Divock Origi janë nxjerrë në shitje.
Sulmuesi i Lens, Openda, thuhet se është prioriteti i Milanit në sulm edhe nëse RB Leipzig dhe Atletico Madrid tashmë kanë kontaktuar me skuadrën e Ligue 1, të cilët kanë një marrëveshje me 23-vjeçarin deri në qershor 2027.
Alvaro Morata (Atletico Madrid), Gianluca Scamacca (Ëest Ham) dhe Marko Arnautovic ( Bologna ) janë gjithashtu të monitoruar nga gjigantët e Serie A.
/TV Malisheva