Iker Casillas dhe Gerrard Pique janë miq shumë të mirë, ku për vite me radhë kanë qenë bashkëlojtarë tek Kombëtarja e Spanjës.
Megjithatë sa i përket nivelit të klubeve, dy yjet spanjollë kanë qenë rival të përbetuar brenda 90 minutave.
Casillas që tanimë është pensionuar nga futbolli, ka vendosur ta publikoj një fotografi nga e kaluara në rrjetin social Instagram.
Portieri spanjoll është komentuar fillimisht nga Carles Puyol, i cili e pyeti nëse luan vetëm.
Ndërsa ai që ka bërë bujë të madhe ka qenë komenti i qendërmbrojtësit të Barcelonës, Gerrard Pique, i cili e thumboi paksa Casillasin, por në suanca të shoqërisë.
“Sa herë e ke nxjerrë topin nga brenda portës në këtë stadium? Çfarë momenti i fokusuar”, ka shkruar Pique duke i bashkangjitur komentit të tij edhe disa figura të qeshura.
Kaq ka mjaftuar që komenti i mbrojtësit aktual të Barcelonës të bëhet viral dhe të bëhet lajm në gjithë mediat spanjolle.
Mbi 17 mijë persona e kanë pëlqyer komentin e Pique, ndërsa shumë të tjerë i kanë reaguar atij, kryesisht tifozë të Realit të cilët nuk e kanë marrë me sportivitet komentin e katalunasit.