Pitja e shijshme me arra është ajo që pikërisht ju duhet sot

Përbërësit:

– 450 g miell;
– 250 ml ujë të vakët;
– kripë.

Për fill:

– 4 mollë;
– 150 g arra të bluara;
– vaj;
– kanellë;
– sheqer;
– sheqer vaniljeje.

Përgatitja:

Ngjishni brumë të lëmuar nga mielli, uji dhe kripa, përhapeni pak me okllai, lyeni me vaj dhe lëreni në tavolinë të pushojë rreth 10 – 15 minuta.

Përhapeni dhe hidhjani arrat dhe mollët. Hiqjani skajet dhe mbështillni deri në gjysmë të tavolinës.

Edhe pjesën tjetër me ndihmën e sofrabezit mbështilleni dhe priteni përgjysmë me thikë.

Në një tepsi të madhe të rrumkuzhinbullakët e të lyer me vaj radhiteni në rrathë. Lyeni mirë me vaj nga të gjitha anët dhe piqeni në 200 gradë Celsius rreth 30 – 40 minuta.

Mbulojeni me leckë që të zbutet dhe qitni sipër sheqer vaniljeje dhe sheqer pluhur./ Tv Malisheva

Share.