Imagjinoni piten plot me mish, por edhe kërcëlluese – është kënaqësi e vërtetë e aromave
Përbërësit:
– 1 qepë;
– 500 g mish të bluar;
– 500 g kore për pite;
– 4 vezë;
– 200 ml ajkë të thartë;
– 250 ml birrë;
– 100 g djathë;
– 100 g kajmak;
– 50 g vaj,
– kripë;
– piper;
– spec i tymosur.
Përgatitja:
Kaurdisni qepën dhe pastaj shtoni mishin. Kaurdisni 15 minuta.
Qitni kripë, piper dhe shtoni specin e tymosur. Shtoni edhe djathin.
Radhisni koret në tepsi të lyer me vaj. Tri kore, në mes të secilës qitni vaj, pastaj fillin, sërish tri kore dhe fillin dhe, edhe një herë, tri kore dhe fill. Në fund përfundojeni me tri kore.
Piqeni piten në kube dhe qitni përzierjen e ajkës së thartë, vezëve, birrës dhe kripës. Në çdo copë shtoni pak kajmak.
Piqeni në 200 gradë 35 minuta apo derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë. /TV Malisheva