Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani dhe Drenica po barazojnë 1:1, raporton TV Malisheva.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Bitsouka Koxy, që kaloi Drenicën në epërsi prej 1:0 në minutën e 8′ të ndeshjes.
Ndërkaq, kampioni arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 25′, ku Albion Rrahmani shënon për 1:1.
Rezultat i njëjtë 1:1 po qëndron edhe në përballjen mes Gjilanit dhe Malishevës, që po zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
Ronald Sobowalen shënoi golin e parë të ndeshjes duke kaluar Malishevën në epërsi në minutën e 20′, kurse golin e barazimit për Gjilanin e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 30′.
Pjesa e parë, rezultatet:
Ballkani 1:1 Drenica
Gjilani 1:1 Malisheva