Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Malisheva po avancon si mysafire 2:1 ndaj Drenicës.

Golat për Malishevën i shënuan Behar Maliqi (minuta e 7’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 24’), kurse golashënues te Drenica ishin Agim Zeka (minuta e 5’).

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Dritës dhe Ferizaj, ku në stadiumin me bar artificial në Gjilan ende nuk është gjetur goli.

Rezultatet e pjesës së parë:

Drenica 1:2 Malisheva

Drita 0:0 Ferizaj

/TV Malisheva

Share.