Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini po avancon 1:0 si vendas kundër Drenicës.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Otto John në minutën e 11′ të ndeshjes.

Po ashtu, me rezultat të njëjtë 1:0 po avancon edhe skuadra e Ferizaj, e cila hynë në pushim në epërsi si mysafirë i Trepçës ’89.

Ishte Mateo Panadic ai i cili e kaloi Ferizajn në epërsi prej 1:0, me golin e tij në minutën e 18′ të ndeshjes.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Trepça ’89 0:1 Ferizaj

Dukagjini 1:0 Drenica

/TV Malisheva

Share.