Ka përfunduar pjesa e parë në të dy përballjet e sotme të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina po avancon bindshëm ndaj Vushtrrisë me rezultat 3:0.
Golat për skuadrën e Debatik Currit deri tani i shënuan Hyseni (minuta e 9’) dhe Leotrim Kryeziu (minuta e 16’ dhe 26’).
Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja tjetër tejet interesante mes Gjilanit dhe skuadrës së Llapit.
Të dy skuadrat hyjnë tani në pushim, kurse në epërsi gjendet Gjilani që po avancon 1:0 falë golit të shënuar nga Arbnor Ramadani.
Pjesa e parë:
Gjilani 1:0 Llapi
Prishtina 3:0 Vushtrria
/TV Malisheva