Sikurse Ballkani, edhe dy skuadrat shqiptare, Struga dhe Partizani po synojnë kualifikimin drejt “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, Struga po zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Hesperanges, sikurse kampioni i Shqipërisë, Partizani që po luan kundër Valmieras.

Momentalisht, ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet, ku Struga dhe Partizani po kryesojnë minimalisht.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stade de Luxembourg”, Struga po avancon 1:0 si mysafire e Hesperanges.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 17’. Ndërkaq, Struga gjendet me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 17’, pas ndëshkimit me karton të kuq të Marjan Radeskit.

Situatë e njëjtë është edhe në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Partizani gjendet në epërsi prej 1:0 ndaj Valmieras.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Tedi Cara, i cili nga penalltia kalon Partizanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 21’ të ndeshjes.

Pjesa e parë:

Partizani 1:0 Valmiera

Hesperange 0:1 Struga

/TV Malisheva

Share.