Një lokal është plaçkitur të shtunën në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, pas mesnatës.

“Ankuesi mashkull sh/k, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij me ç’rast kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit”, thuhet në raport.

Rasti në procedurë hetimore./TV Malisheva

Share.