Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri.
Policia bën të ditur se të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Teksa një vendin e ngjarjes është konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Është raportuar se dy persona meshkuj kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor . Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
/TV Malisheva