Një person është plagosur dje nën rrethana ende të panjohura nga arma e zjarrit në Mitrovicën Jugore.
Sipas policisë rajonale, i plagosuri i moshës 50-vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën Veriore.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër, në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës Jugore.
Policia dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./TV Malisheva