Meghan Markle do të festojë ditëlindjen e 40-të të mërkurën, ndonëse mund të surprizohet nga bashkëshorti Princi Harry për një arratisje private, sipas burimeve të Page Six.
Nuk ka ndonjë plan të madh për Dukeshën e Sussex, e cila pak javë më parë lindi vajzën e saj, Lilibet.
Markle mbushi 40 vjeç në të njëjtën ditë kur ish-presidenti Obama feston 60 vjetorin e lindjes, që do të pasohet nga një festë e madhe në shtëpinë e tij Martha’s Vineyard gjatë fundjavës.
Edhe pse u përfol se Meghan po bënte plane për nje festë me Oprah Winfrey dhe Colin Cowie – kjo duket se nuk po ndodh.
Harry dhe Markle janë ende në pushim prindëror që pas lindjes së vajzës së tyre, në muajin qershor.
Edhe pse ende nuk dihet se çfarë planesh të sakta ka Harry për gruan e tij, disa nga burimet theksuan se ka shumë vende ku mund ta dërgojë atë.
Vitin e kaluar, ish-aktorja festoi ditëlindjen në shtëpi për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.
Krahas Lilibet, çifti janë prindër edhe të një djali të quajtur Archie. /TV Malisheva