Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të takohen të enjten në kryeqytetin kosovar për të diskutuar për udhërrëfyesin për zbatimin e planit evropian.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. “Po, të enjten”, është shprehur ai kur është pyetur për mundësinë e takimit.

Kjo është vizita e parë e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun që pas takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Gjithashtu, pritet të jetë dhe vizita e fundit para takimit të Ohrit i paralajmëruar për datën 18 mars.

 

Share.