Bashkimi Evropian për herë të parë edhe zyrtarisht e ka publikuar përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Ky dokument i cili u dakordua verbalisht nga palët, por që nuk u nënshkrua përmban 11 pika, transmeton klankosova.tv.

Një nga pikat kyçe është e 10-ta, e cila i obligon Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara të dialogut. E një të tillë Kosova e ka për asociacionin, çështja më e ndjeshme ndër vite.

Pas firmosjes, sipas këtij dokumenti ato mbeten të vlefshme dhe detyruese teksa pritet të krijohet një komitet i kryesuar nga BE, i cili do e monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Neni 10

”Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Share.