Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё ka bërë të ditur se ka arrestuar 11 persona dhe ka sekuestruar 5 armë në Pejë, vetëm në tri ditët e fundit. Kjo është bërë në kuadër të zbatimit të planit operativ “Goditja”.
Sipas njoftimit të Policisë, plani është zhvilluar në zonat ku ka më shumë lokale, kafiteri e klube nate, të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët.
Policia e ka bërë të ditur se për tri ditë janë kontrolluar 644 vetura, 10 lokale, janë realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janë arrestuar 11 persona, sekuestruar 5 armë dhe 47 copë municion.
/TV Malisheva