Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në “Qarshinë e gjatë” në Pejë, ku ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Të njëjtit i janë sekuestruar sprej dhe mjete të mprehta.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Goditja” dhe personi i arrestuar është liruar pas intervistimit nga hetuesit.
“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё. Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: dy sprej OC Body Guard, katёr elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta (Thika), boksa metalik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
/TV Malisheva