Kandidati i AAK-së ka lansuar planin e tij për Trafikun Urban në kuadër të programit të tij të publikuar për qytetarët “Për Malishevën që Duam”.
Programi i Berishës është i vetmi nga të gjithë kandidatët për kryetar të Malishevës dhe aty gjendet plani për Trafikun Urban.
Në kuadër të planit ai ka treguar se Trafiku Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët në tre muajt e parë, kurse do të jetë gjithmonë falas për veteranët, invalidët e luftës, nxënësit dhe të moshuarit.
Postimi i plotë i Berishës:
TRAFIKU URBAN – MalishevaQeDuam.com
Ka muaj të tërë që kam biseduar me qytetarë dhe planifikuar me ekipin tim se si do të funksiononte Trafiku Urban… dhe krejt rastësisht po e shohë kandidatin e Nismës, Ekrem Krastratin në Stacionin e Autobusëve duke e premtuar Trafikun Urban.
Teksa Ekrem Kastrati po bënte spektakël në stacionin e autobusëve, unë isha duke punuar me ekipin në një plan konkret të menduar mirë për mënyrën e funksionimit dhe linjat e Trafikut Urban.
Jo premtim bosh si i Ekrem Kastratit, por plani im konkret për dëshirën e kahmotshme të Trafikut Urban përbëhet nga:
5 linja të autobusëve urban
Lidhja e të gjithë fshatrave me qytetin
Kredi e butë nga Banka Botërore me ndërmjetësim të Ministrisë së Financave dhe Kuvendit të Kosovës.
Transport pa pagesë për pensionistët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, personat me aftësi të veçanta dhe nxënësit
Tri muajt e parë pa pagesë për të gjithë qytetarët
Harta me 5 linjat e Trafikut Urban: MalishevaQeDuam.com