UEFA është e vendosur që sezoni futbollist të vazhdojë.
Shtëpia më e madhe e futbollit sot (e mërkurë) ka mbajtur një video-konferencë me 55 anëtarët e shteteve përfaqësuese.
Futbolli në gjithë Evropën, përjashtim Bjellorusinë është pezulluar shkaku i koronavirusit, dhe vazhdimi i tij duket i pamundur për shumë kë, por jo edhe për UEFA.
UEFA ka vendosur që të shtyjë finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, po ashtu edhe ndeshjet e kombëtarëve që ishin dashur të luheshin në muajin qershor.
Kjo shtyrje është bërë për t’i dhënë hapësirë përfundimit të kampionateve, të cilat do të fillojnë me të përfunduar koronavirusi, dhe mund të zgjasin deri në muajin gusht.