Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në plazhin e Velipojës.
Burimet e Albeu bëjnë me dije se flitet për të lënduar.
Një person që dyshohet si i plagosur është larguar nga vendi i ngjarjes.
Që prej nisjes së këtij sezoni veror, nuk ka gjetur qetësi plazhi i Velipojës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes së zonës ka mundur të arrestojë në pyll njërin pre autorëve të ngjarjes. Po ashtu është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.