Ngjarjet në “Big Brother VIP” duket se po marrin rrjedhë të paparashikuar.

Nga pushimet me vajzën e tezës, Anxhelinën, Beatrix ka reaguar në një sulm frontal ndaj opinionistes Balina Bodinaku.

Këngëtarja e njohur ka ndarë biseda dhe ka bërë paralajmërime mbi opinionisten e programit duke thënë se ka ardhur koha t’i dalë Zot vetes.

Në bisedat e ndarë me Balinën, kjo e fundit shihet t’i ketë thënë dikujt (me gjasë nga rrethi i Beatrix) se një e njohur e saj që punon në agjensi udhëtimesh i ka thënë që Trixa është me “pushime me të dashurin, se i ka prerë biletat”.

No description available.

Kjo bisedë e siguruar që duket autentike nga profili i Balinës ka shkaktuar reagimin e këngëtares.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash. Por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti me vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë me ke sulmuar brenda shtëpisë e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë prandaj do të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore” – është shprehur Trixa.

Ajo ka përmbyllur reagimin e saj mes tjerash duke thënë se opinionistja nuk ia ulë vlerat.

No description available.

/TV Malisheva

Share.