Plazhet e Durrësit janë mbipopulluar këto ditë të nxehta qershorit.
Mirëpo, qëndrimi nën shoqërinë e insekteve të ndryshme është kthyer tashmë një normalitet.
Procesi i dezinsektimit që kryhet zakonisht në muajin maj, nuk ka nisur ende për këtë sezon veror, e një situatë e tillë ka shqetësuar pushuesit jo vetëm për rehatinë, por edhe për shëndetin e tyre.
Përveç vijës bregdetare, dezinsektimi nuk ështe kryer as në zonat urbane.
Bashkia e Durrësit kanë pohuar se ka përfunduar vetëm dezinfektimi i plazheve, por për dezinsektimin kërkohen mjete që ata nuk i disponojnë.
Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej 79 milionë lekësh që ky proces të kryhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit./tvklan