Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sonte pas një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Kroacia do t’i jep ndihmë shtesë atij vendi.
“Shpreha solidaritetin me popullin ukrainas dhe keqardhjen për të gjitha viktimat e agresionit rus”, shkroi Plenkoviq në Twitter.
Ai vuri në dukje se Kroacia mbështet fuqishëm intensifikimin e afrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian, në përputhje me deklaratën në Kiev nga dhjetori 2021.
Zelensky ndërkohë ka konfirmuar bisedën me Plenkoviq në Twitter.
“Të informuar për rrjedhën e kundërvënieve ndaj agresionit rus. Diskutuam rëndësinë e rritjes së presionit të sanksioneve ndaj Rusisë. Faleminderit për mbështetjen e lëvizjes së Ukrainës drejt BE-së dhe ndihmën e rëndësishme mbrojtëse”, shkroi ai.