Skuadra e Prishtinës ka kaluar tutje në Kupën e Kosovës, pasi ka fituar ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0 pas vazhdimeve.

Golin e fitores në këtë sfidë e ka shënuar mesfushori dhe kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku.

Kësaj fitore i janë gëzuar edhe “Plisat”, të cilët përgëzuan lojtarët për përkushtimin me anë të një postimi në Facebook.

Ja shkrimi i tyre:

“SHKOJMË TUTJE!
KF PRISHTINA 1-0 Drita FC
Ndeshja e 1/8 Kupës së Kosovës na takoi neve. Bravo për përkushtimin gjithë lojtarëve në krye me kapitenin Lorik Boshnjaku. Përpara djema.
Urime Plisa,
Urime Prishtinë”, thuhet në shkrimin e Plisave.

/TV Malisheva

Share.