Kosova vazhdon të varet nga importi i energjisë elektrike, si rezultat i mungesës së prodhimit vendor, ndonëse çmimi i saj këto ditë ka qenë shumë i lartë.

Të martën dhe të mërkurën që lamë pas, çmimi i një megavati energji elektrike në bursën hungareze të energjisë ka qenë mbi 420 euro, përderisa çmimi i një megavati sot është rreth 208 euro, raporton TV Malisheva.

Nesër Kosova do të mund ta importoj edhe më lirë çmimin e energjisë, pasi që sipas bursës hungareze, çmimi mesatar i një megavati do të jetë rreth 186 €.

Përndryshe, Kosova është duke aplikuar reduktime të ashpra të energjisë elektrike për shkak të mungesës së prodhimit vendor. Aktualisht në funksion të prodhimit të energjisë janë 3 blloqe të TC Kosova A dhe një bllok i Kosovës B. Blloku tjetër i këtij termocentrali pritet të kthehet në funksion pas rreth 1 muaji.

Share.