Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë, Newcastle United, është e gatshme që të rrëmbej transferimin e Philippe Coutinhos nga Aston Villa, raporton “Sport”.
Aston Villa e transferoi Coutinhon në formë huazimi nga Barcelona në muajin janar, dhe ka një marrëveshje në parim që të nënshkruajë me yllin brazilian për një shumë afro 40 milionë eurosh, përcjell TV Malisheva.
Sidoqoftë, kjo marrëveshje varet edhe nga klubi se sa është i gatshëm që të marrë përgjegjësi të plotë për pagën e Coutinhos, e cila momentalisht subvencionohet nga Barcelona.
Ndërkaq, me pasurinë e pronarëve të rinj, paga e Coutinhos nuk do të ishte problem, nëse skuadra e Newcastle United vendos që të garojë për yllin brazilian.
Në 10 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villan këtë sezon, Philippe Coutinho ka arritur të regjistrojë katër gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.