Bundesliga është shumë afër rikthimit. Federata Gjermane ka takuar drejtuesit shtetërorë dhe ka një pajtim që Bundesliga të nis me 9 maj.

Ministri gjerman Markus Soder konfirmoi se ata kanë një pajtim me Federatën që liga të nis me datë 9 maj.

Vendimi pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe para fillimit të ndeshjeve do të bëhet një kontroll i të gjitha skuadrave dhe të gjithë futbollistëve.

Ndeshjet pritet të luhen në termine të reja, në afate të shpeshta. Sipas këtij plani, Bundesliga duhet të përfundojë me datë 31 qershor./Tv Malisheva

Share.