Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në territorin e komunës së Malishevës është duke vazhduar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit dhe kjo është njëra nga masat që është duke u zbatuar.

Sot dezinsektimit është duke u bërë në fshatin Turjakë, ndërsa fushatën e dezinsektimit e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha dhe i ai inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit Turjakë, Haxhi Kastrati.

Për ecurinë e fushatës së dezinsektimit, ata janë njoftuar nga përgjegjësi, Halit Mazreku, sipas të cilit fushata e dezinsektimit është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë, si në realizim ashtu në raport me banorët e vendeve ku është bërë dezinsketimi./TV Malisheva

Share.