Floyd Mayweather Jr ka treguar se i ka nisur bisedimet me Manny Pacquiao për një rimeç në Arabinë Saudite.
Më 2015, Mayweather dhe Pacquiao e zhvilluan meçin më fitimprurës në histori të sporteve luftarake, që prodhoi plot 470 milionë funte nga shikueshmëria në TV dhe biletat.
Mayweather e fitoi pas një vendimi unanim meçin e cilësuar si “Meci i Shekullit” në MGM Grand të Las Vegasit.
Dyshja – të dy në të 40-tat e tyre – e kanë diskutuar mundësinë për rimeç edhe në të kaluarën por pa arritur të gjejnë marrëveshje deri tani.
Në një video të publikuar online, Mayweather thotë: “Dua t’ju falënderohem. Është nder të vij në Arabinë Saudite për t’u ulur dhe për të biseduar me juve për rimeçin Mayweather vs Pacquiao”.
“Arabia Saudite, Floyd ‘Money’ Mayweather, po vij”, thekson ai.
Burimi origjinal i videos mbetet i paqartë.