Romelu Lukaku vazhdon të jetë në një situatë mjaftë të pa vështirë për shkak se e ardhmja e tij mbetet shumë e pa qartë. Derisa Chelsea e ka vendosur atë në listën e shitjeve, për sulmuesin belg nuk ka oferta konkrete, së paku për çmimin e caktuar nga skuadra londineze.
Lukaku ishte pjesë e Interi sezonin e kaluar dhe në fillim të afatit kalimtar veror mendohej se ai do të bëhej pjesë e Interin në baza të përhershme, por gjithçka dështoi kur zikaltërit kuptuan se lojtari kishte nisur bisedimet edhe me skuadra të tjera derisa Chelsea dhe Interi po flisnin për mbylljen e kësaj tretativë.
Për të ardhmen e tij, ka folur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, i cili ka dhënë se nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket kësaj situate dhe se vendimi për Lukakun ishte marr para se ai të emërohej trajner i Chelseat.
“Jo. Situata nuk ka ndryshuar. Unë ju them gjithmonë se çdo gjë mund të ndodhë. Për momentin situata nuk ka ndryshuar. Është një situatë e qartë e cila ishte vendosur para se të mbërrija këtu. Jemi shumë të qetë. Nëse diçka ndryshon, do t’ju informojmë. Nëse ai ose kompania dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, atëherë kompania do të më thotë se diçka ka ndryshuar. jam këtu dhe kam pranuar një situatë të tillë. Nuk kam mundur të ndryshoj asgjë.”, ka thënë Pochettino.
Mësohet se për Lukakun interesim ka shprehur së fundi edhe Roma, ndërsa javë më parë në gjurmët e tij ishin edhe Milani dhe Juventusi.
/TV Malisheva