Mauricio Pochettino pritet të jetë trajner i Benficas prej edicionit të ardhshëm. Mësohet se drejtuesit e Sportingut tashmë kanë zgjedhur Pochettinon për të zëvendësuar portugezin Bruno Lage, i cili do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij edicioni.

Pochettino është i papunë prej nëntorit të kaluar kur u largua nga Tottenhami, ekip me të cilin arriti në finale të Ligës së Kampionëve edicionin e shkuar.

48-vjeçari, më herët pati paralajmëruar se prej edicionit të ri pritet të marrë drejtimin e ndonjë ekipi në Evropë. Ai si trajner ka punuar edhe te Southamptoni e Espanyoli./ Tv Malisheva

Share.