Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së Kosovës, në një aksion në Podujevë, ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar një sasi të armëve, parave dhe substancave narkotike, raporton Ekonomia Online.

Ky aksion sipas njoftimit të policisë është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme.

“Njësia për hetimin e krimit të organizuar pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me prokurorin, kanë kontrolluar tri lokacione dhe kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë konfiskuar shtatë armë AK 47, dy armë të gjata, tridhjetë e katër armë të vogla, tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjete (8980) fishekë të cal. të ndryshme 2.580 gr. substance e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga 20 pound, katër telefona celularë, pajisje për përpunimin e  armëve si dhe tyta të armëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva

Share.