Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, do ta preferonte një transferim në Juventus më shumë sesa një kalim në Real Madrid.
Paul Pogba raportohet se e ka vendosur hapin e radhës në karrierën e tij, pasi që edhe gjatë fillimit të verës së këtij viti kishte thënë se tani mund të ketë ardhur koha që ta provojë një sfidë të re në karrierën e vet, transmeton Gazeta Express.
Pas asaj deklarate, 26-vjeçari thuhej se ishte shumë largimit nga Manchester Unitedi, mirëpo fundi i afatit kalimtar të verës erdhi dhe e gjeti atë ende në Old Trafford me “Djajtë e kuq”.
Megjithatë, e ardhmja e francezit ende mbetet temë e madhe diskutimi.
Së fundi, gazeta e madhe sportive në Itali, Tuttosport, raportoi se Pogba do ta preferonte një kthim te Juventusi më shumë, mirëpo nuk do ta refuzonte ndonjë ofertë të mira nga Real Madridi.
Kampioni i Serisë A dhe gjiganti i La Ligës ishin dy klubet që shprehën më së shumti interesim për blerjen e francezit gjatë verës. Mirëpo, Manchester Unitedi nuk pranoi ta shesë futbollistin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.
Megjithatë, tani Tuttosport raporton se Juventusi e ka gjetur një mënyrë përmes së cilës mund ta bindë Manchester Unitedin t’ia shesë yllin e mesfushës.
Bardhezinjtë duan t’ia bëjnë “Djajve të kuq” një ofertë për transferimin e Pogbas ku do të përfshihej edhe sulmuesi Mario Mandzukic.