Dje në Pejë janë arrestuar dy gra, pasi sipas policisë, të njëjtat janë rrahur mes vete.
Të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 01.03.2022 – 04:20. Janë arrestuar dy të dyshuara femra shtetase të Kosovës, pasi që janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/TV Malisheva