Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast janë identifikuar 66 lëmosh kërkues, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre janë nga Shqipëria.
“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..
Gjatë fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 13 raste prej tyre 1 “Trafikim me Njerëz” dhe 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Ndërsa janë dorëzuar kallëzime penale kundër 15 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa 17 fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.
Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj./TV Malisheva