Policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivistin Gëzon Kastrati.

Kështu ka bërë me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati. Përderisa përfunduam aksionin sonte me sukses, përveç Donjetës, policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati pa asnjë paralajmërim përderisa ishte në një nga rrugët afër stacionit policor”, shkroi ai në Facebook.

“Nuk kemi si ta shohim ndryshe përpos si tendencë për disiplinim të kundërshtarëve. Tash që Zajednica po përparon, kundërshtarët po tentojnë t’i heshtin. Nuk do t’ia dalin”, vijon shkrimi i Molliqajt.

/TV Malisheva

Share.