Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin A.H. nga Shqipëria në Ponoshec të Gjakovës, nën dyshimet për mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Në vendin e ngjarjes, lokacioni mbi fshatin Koshare, janë zbuluar dy parcela me gjithsej 317 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, me madhësi nga 50 cm deri në 100 cm .

Nga njësitet kompetente është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent është bërë shkatërrimi (djegia) e bimëve në vend të sigurt dhe duke ndërmarr masat e nevojshme për lokalizim dhe mbikëqyrje të kontrolluar të zjarrit në këtë periudhë.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, konfiguracioni të terrenit dhe se vendi i ngjarjes ndodhej afër vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë asistencë relevante është ofruar nga Policia e Shtetit shqiptar.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./TV Malisheva

Share.