Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme, por kërkesa për aplikim në këtë organizatë ndërkombëtare varet nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, në aspektin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar Kosova ka bërë përparim të dukshëm. Kështu tha Besnik Sallahu, drejtori i Drejtorisë̈ për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, ILECU/NJBNZL në Policinë e Kosovës gjatë takimit të organizuar nga EULEX me temën e “bashkëpunimi policor ndërkombëtar dhe pse është i rëndësishëm ai”.
Sallahu lidhur me bashkëpunimin policor ndërkombëtar me pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tha se ekziston dhe se do vazhdoj edhe më tej përkundër vendimit të këtyre vendeve karshi Kosovës.
“Varet nga Qeveria e Kosovës për kërkesën apo aplikacionit për anëtarësim ne jemi gati ka vite tashmë kemi kapacitet dhe mundësitë dhe jemi gati që të jemi anëtar të INTEPOL-it dhe kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe këtë mund ta garantoj se i plotësojmë të gjitha kriteret i dimë se cilat janë kriteret për anëtarësim. Pra, jemi gati gjithashtu në të kaluarën kemi dëshmuar disa herë se jemi njëri prej partnerëve më serioz në regjion kur bëhet fjalë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe aktivitet ndërkombëtare. Ne aktualisht zhvillojmë disa veprimtari bashkë me EUROPOL ku EURPOL është i angazhuar dhe po punojmë përmes kanaleve të ndryshme, por kur bëhet fjalë për aplikimin pra i takon Qeverisë së Kosovës dhe ata duhet pyetur[…]30’31 vendet që nuk na njohin nuk do thotë se nuk bëjmë bashkëpunim me ne kanë bashkëpunuar në të kaluarën ka pasur raste të shkëlqyeshme me vendet mosnjohjes si Greçia, Sllovakia dhe bashkëpunimi policor do vazhdoj edhe më tej pa pasur ndonjë ndërlidhje për vendimin e tyre për njohje apo mosnjohje të Kosovës “, tha Sallahu.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës po ashtu tha se Serbia nuk është e gatshme që të arrestoj personat e kërkuar nga Kosova, përkundër kërkesave të palës nga Kosova.
“Realiteti është se Serbia nuk është e gatshme që t’i arrestoj të ikurit të cilët janë të kërkuar nga Kosova, pa i arrestuar ata ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë ne kemi bërë kërkesa për lokalizim të personave të cilët janë në kërkim nga pala kosovare por ende nuk kemi pasur ndonjë kërkesë për ekstradim, edhe në drejtimin e kundërt në të kaluarën kemi pasur raste kur kemi arrestuar persona në Kosovë por asnjëherë nuk kemi marr kërkesa për ekstradim nga pala serbe”, u shpreh Sallahu.
Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, ILECU/NJBNZL në Policinë e Kosovës, Besnik Sallahu u shpreh se në aspektin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar Policia e Kosovës ka bërë përparime dhe po ashtu ka krijuar kapacitet infrastrukturore dhe ligjore në këtë aspekt.
“Deri më tani Policia e Kosovës ka bërë përparim të dukshëm në bashkëpunimin ndërkombëtar. Kosova ka nënshkruar 96 marrëveshje ndërkombëtare me 19 vendeve të ndryshme[…]Kohëve të fundit marrëveshja më e rëndësishme deri më tani marrëveshja me EUROP megjithatë përkundër gjithë kësaj ne vlerësojmë se është imperativ që Policia e Kosovës të bëhet anëtare e INTERPOL-it në mënyrë që të kontribuojmë edhe të përfitoj nga bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe sigurta ndërkombëtare. Këtë e shohim si proces të dyanshëm ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë në mirëbesim të ndajmë përgjegjësitë”, u shpreh ai.
Vinicio Ceola, Udhëheqës i Ekipit të Njësisë së EULEX-it për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar u shpreh se EULEX është i përkushtuar që të bashkëpunoj me Policinë e Kosovë në luftimin e grupeve kriminale për të ofruar siguri në Kosovë dhe më gjerë.
“EULEX çdo ditë është i përkushtuar që çdo ditë të krijoj një partneritet me homologët që të jemi në gjendje që të luftojmë grupet kriminale globale dhe krimet transnacionale. Mendoj që Policia e Kosovës dhe EULEX së bashku janë në gjendje të arrijnë synimin për krijimin e një Kosove të sigurt dhe të një Bashkimi Evropian më të sigurt dhe që është synimi i përbashkët i EULEX dhe Policisë”, u shpreh ai.
Ceola tha se EULEX mund të shkëmbej informacionet edhe me 5 shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, prandaj tha se ky organ e lehtësojnë bashkëpunimi ndërinstitucional mes këtyre vendeve.
“EULEX si pjesë e institucioneve të BE-së i mbështet dhe përkrah të gjitha vendet duke përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën. Shumë prej këtyre kërkesave që vijnë nga këto vende shkojnë nëpërmjet kanalit të EUROPOL-it sepse siç e thash më herët EULEX ka qasje të plotë në sistemin SIENA që do thotë që ne jemi në gjendje që të shkëmbejmë informata me të gjitha vendet në Evropë duke përfshirë ato që nuk e njohin Kosovën”, u shpreh Ceola.
Mënyra e funksionimit të shkëmbimeve të informacioneve ndërmjet Kosovës dhe vendeve të ndryshme bazohet në marrëveshjet dypalëshe për bashkëpunim policor, ndërsa ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë lehtësohet përmes EULEX-it, ndërsa me EUROPOL bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës lehtësohet përmes zyrës suezese SIENA.
Shkëmbimi i informacioneve në mes të Policisë së Kosovës dhe Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPO-it lehtësohet përmes zyrës ndërlidhëse me Interpol në kuadër të UNMIK-ut, pjesë e të cilës janë edhe zyrtar të EULEX-it. /TV Malisheva