Policia e Kosovës ditën e sotme, ka bërë një njoftim lidhur me kundërvajtje në komunikacion, i cili ka për qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtij aktiviteti policia rajonale e Ferizajt me datën 08.02.2023 ka shqiptuar 188 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 5 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, thuhet në njoftimin e policisë.
Disa nga llojet e kundërvajtjeve :
– Tejkalim i shpejtësisë, 62 gjoba
– Parking i parregullt, 41 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 34 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa regjistrim , 6 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patent shoferi, 4 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 3 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit , 1 gjobë
– Të tjera , 37 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 7 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 1
– Aksidente me dëme materiale, 6
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Po ashtu ftohen qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, fton Policia e Kosovës.
/TV Malisheva

Share.