Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes rrugëve operative ka pranuar “informatë” mbi dyshimin që disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri tek ri-përpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum tek qytetarët.
Më datën 20.10.2023 në konsultim me Prokurorinë Themelore, është realizuar Plani Operativ në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it me ç’ rast janë kontrolluar disa kompani, në tri lokacione të ndryshme (Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë), ku është bërë kontrollimi i gjithëmbarshëm i produkteve dhe dokumentacionit përcjellës.
Policia e Kosovës njofton se në lokacionet e inspektuara, janë gjetur rreth 2000 kg (dy mijë kg) mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.
/TV Arbëria