Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është: ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve.

Me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtine, të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :

I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm) i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm).

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Share.