Për drogën e sekuestruar të dielën në një gomone në Karaburun, sot Policia e Vlorës ka dhënë detaje. Sipas policisë atje bëhet fjalë për 577 kg lëndë narkotike kanabis.

Për këtë policia ka arrestuar tre trafikues të drogës.

Sipas njoftimit të policisë, kapja e tre personave dhe sekuestrimi i lënëve narkotike ndodhi pas disa orë ndjekjeje nga deti dhe toka.

Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia. Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./TV Malisheva

Share.