Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës kundër kriptovalutave.

Burime bëjnë të ditur se nga ky aksion policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, armë dhe marihuanë.

Eshte provuar vazhdimisht të kontaktojë me zëdhënësin e policisë në jug të Mitrovicës, por i njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Po ashtu sot u raportua ekskluzivisht në lidhje me aksionin që është zhvilluar në ver të vendit.

Kujtojmë që me 4 janar të këtij viti, ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli bëri të ditur vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e vendit. Vendim ky që erdhi si shkak i krizës energjetike./TV Malisheva

Share.