Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “C”, ku një grua është goditur me veturë nga një person.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër nga Kosova– këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull nga Kosova. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TV Malisheva

Share.