Gjatë ditës së diele ka ndërruar jetë një 14-vjeçari, pasi që ishte vet-aksidentuar në fshatin Grikoc-Sallagrazhd të Suharekës.
Policia ka treguar se 14-vjecari ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.
“Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull me shtetësi të Kosovës derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
/TV Malisheva