Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.Personi i dyshuar është: ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: Vjedhje e Rëndë

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Share.